10.5 C
Tirana

Lobimi i Bashës nuk fshihet dot, pagoi për ti bërë keq Shqipërisë

VENDI

Numri dy i PS Taulant Balla ka perseritur akuzat ndaj kryetarit te PD, Lulzim Basha per kontratat e lobimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Shkrimi I gazetes se njohur Bild edhe pse u hoq brenda pak oreve ka sherbyer per te ndezur serish akuzat per parate e perdorura nga lideri I opozites Basha.

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Ajo që ka ndodhur me rastin e përfshirjes së një kompanie offshore si “Biniada Trade” që ka marrë përsipër të paguajë në emër të Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike tek një lobist, në dëm të Shqipërisë, është e pandryshueshme.Nuk ka rëndësi e publikon një media, apo e heq një media. Ky është një lajm i publikuar në sajtin e një institucioni zyrtar.Fakti për regjistrimin e agjentëve të huaj, siç është FARA, që detyron çdo qindarkë që hyn në SHBA të deklarohet përmes deklarimeve që agjentët e huaj paguajnë tek një lobist amerikan, është i pakundërshtueshëm.

Gazeta Bild nuk eshte e vetmja qe ka publikuar nje shkrim per kontratat qe PD ka firmosur me lobuesit ne ShBA.

Ka shkruar Neë York Times The Times The European Mother Jones Herald Tribune e të tjera, për një çështje që edhe tani që flasim nëse hyni në ëebsajtin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë do të gjeni të publikuara të gjitha kontratat. Arsyeja e intensifikimit të vëmendjes nga mediat e mëdha botërore për këtë çështje është pandëshkueshmëria.

Diten e diele, gazeta gjermane Bild, tek e cila eshte mbeshtetur nje pjese e mire e aksionit opozitar per shkak te publikimit te pergjimeve te dosjes 339 dhe 184, publikoi nje shkrim per kryetarin e PD, Basha.

Aty theksohej se lideri I opozites I ka paguar lobistit Nick Muzin 675 mije dollare dhe tani eshte ne veshtiresi per te shpjeguar shumen dhe origjinen e ketyre parave.
Por vetem pak ore pas publikimit, shkrimi u hoq nga faqja zyrtare pa asnje shpjegim edhe pse ekziston ne faqen zyrtare te Bild.

- Advertisement -

TE FUNDIT