6.5 C
Tirana

Lirohet e dashura e Beharit. Avokati: Akuzat janë…

VENDI

Flluskë sapuni, kështu i ka konsideruar avokati mbrojtës i Safet Bajrit, akuzat e reja që janë ngritur në drejtim të këtij grupi, i cili dyshohet për disa ngjarje që kanë tronditur qytetin e Shkodrës.

Gjykata vendosi që të lërë në burg Safet Bajrin, Ilir Bajrin, Behar Bajrin, Asmer Bilalin dhe Ismet Idrizin, të cilët dje iu kishte kaluar afati i paraburgimit, po me akuzat e reja, pas përgjimeve për punësimet në spitalin e Shkodrës ata do të qëndrojnë ende në paraburgim.

Për mjekët Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj nga arrest shtëpie hetimet do të vijojnë në masën detyrim paraqitjeve, teksa i vetmi në kërkim është Sirjan Alija.

Është ekstraligjore, ne kërkuam shuarjen e masave të sigurisë për katër persona, masat që ka dhënë gjykata vetëm të reja nuk janë. Kjo dosje është një flluskë sapuni, që do të plaset në momentin e parë që çështja do të kalojë në gjykim.

Nuk ka akuza të reja, thjesht janë të njëjtat akuza, për të cilat kishin kaluar afatet e paraburgimit. Për të hetuarit Behar Bajri, Safet Bajri, Asmer Bilali, Ilir Bajri dhe Ismet Idrizi u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg, Jorida Murati u la në arrest në shtëpi.

Murati nuk është e mbrojtur prej meje, Safet Bajri pretendoi me të drejtë se po mbahet padrejtësisht në ambientet e paraburgimit, u shpreh avokati Arbër Hoxha.

Kujtojmë se për katër prej anëtarëve të grupit Bajri, u shua dje masa e sigurisë me burg, për akuzat që kishte ngritur prokuroria pas operacionit për arrestimin e tyre në muajin shtator.

Duke qenë se prokuroria nuk arriti të mbyllte hetimet dhe të dërgonte dosjen në gjyq ngriti akuza të reja për gjobëvënie dhe ndikim të paligjshëm për punësime në spitalin e Shkodrës duke kërkuar sërish arrestimin e tyre, pra që të vijojnë të qëndrojnë në qeli duke bllokuar lirimin.

Jorida Murati, ndaj të cilës është dhënë masa e arrestit të shtëpisë, merrte rrogën si infermiere në spitalin e Shkodrës pa qenë asnjë ditë në punë.

- Advertisement -

TE FUNDIT