20.5 C
Tirana

Liqeni i Shkodrës, ndryshe nga ajo që ke parë deri më sot! (VIDEO)

VENDI

Është njohur në lashtësi me emërtimin: Palus Labeatis. Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me
një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi. Më 1983, Mali i Zi e shpalli Park Kombëtar, liqenin.
Ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ultë të “marsheve” në veri dhe shkëmbor, në jug.
Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për në Shirokë e Zogaj, ku më i
madhi është Zalli i Bardhë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish, e 270 lloje shpendësh. Këta shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës së
Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Evropë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra.
Video: Wander Albania
English: Lake Shkodra – lies on the border of Albania and Montenegro, the largest lake in the Southern Europe.
It is named after the city of Shkodër in northern Albania. It is a karst lake.
 

- Advertisement -

TE FUNDIT