18.5 C
Tirana

Lika pas fitores me Vllaznine: Duartrokitjet e shkodranëve për t’u falenderuar

VENDI

Luftëtari ka marrë një fitore të rëndësishme për objektivin e Europës, teksa ka fituar në transfertë ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-2.
Një fitore në Shkodër që vjen në këto momente të vështira për ekipin e Gjokës, pasi po lufton për mbijetesë, merr një rëndësi të dyfishtë.
Këtë gjë e di më së miri trajneri i bluzinjve, Hasan Lika që ka falenderuar tifozët shkodranë për duartrokitjet e tyre ndaj futbollistëve të Luftëtarit, pavarësisht momentit të vështirë që ekipi i tyre po kalon.
“Ndryshimi te Luftëtari është te të gjithë lojtarët, pasi kanë punuar që të gjithë duke filluar edhe nga presidenti.
Mund të them se kam pasur fatin të stërvis futbollistë të tillë, që stërviten shumë dhe kërkojnë të arrijnë objektivin e tyre.
Përveçse një futbollist i mirë, Abazaj është edhe një njeri shumë i mirë. Në ditën e sotme ka dhënë sërish maksimumin, edhe pse ka firmosur për Anderlehtin.
Tifozët shkodranë e kanë duartrokitur Abazajn dhe unë për këtë dua t’i falenderojë, duke parë edhe gjëndjen e vështirë që po kalon Vllaznia, kjo është për t’u vlerësuar.
Në fillim gjërat nuk kanë shkuar mirë, pasi kishim probleme me rezultatet.
Loja e mirë nuk ka munguar dhe tashmë kemi arritur edhe rezultatet e duhura.
Futbollistët e Vllaznisë ishin të rënduar psikologjikisht për rëndësinë e këtij takimi dhe ne këtë kemi shfrytëzuar”, është shprehur Lika për “Supersport”. /vipsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT