Drejtoria e Përgjithshme e Policisë konfirmoi disa ndryshime në komisariate të ndryshme të vendit gjatë kësaj të hëne.
Agron Kurti ikën nga posti i shefit të komisariatit në Lezhë dhe kalon në të njëjtin post në Kukës.
Arben Kalaja I cili mbante postin e shefit të komisariatit të Kukësit, kalon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Ndërkohë në Lezhë është emeruar shef komisariati Nik Nikolla I cili deri më tani kishte mbajtur të njëjtën detyre në Bajram Curri. Vendin e lënë bosh në këtë komisariat e ka marë Arian Dumi.