8.5 C
Tirana

Letra “perlë”/ letër kreut të KLP: Pse s’më ka ardhur asnjë kartolinë për Vitin e Ri?

VENDI

Një shkresë e padëgjuar më parë , gati-gati e çuditshme është bërë publike në media ku protagonist është anetari i I KLP-së, Tartar Bazaj.

Ai i ka dërguar një letër kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi, jo për shqetësimë që lidhen plotësisht me detyrën e rëndësishme që kanë në këtë organ të ri të sistemit të drejtësisë, por për një motiv personal.

Bazaj në letër, i kërkon llogari Ibrahimit se përse atij nuk i ka shkuar në dorë asnjë kartoline urimi për Vitin e Ri, sic ka ndodhur me të gjithë anëtarët e tjerë të KLP-së.
Tartar Bazaj thotë se: Nuk do ta besoja kurrë që një person I caktuar të bjerë në një nivel kaq të ulët, sa të mbante kartoliat e urimit.
Anëtari I KLP ka dy pyetje me rëndësi për Gent Ibrahimin:

1. Nëse në adresën time (të Bazajt) pranë KLP, ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?
Nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë, apo cilat janë arsyet e mosdorëzimit të tyre tek personi im?

Interesant është tani reagimi që do të vijë nga kreu I KLP, Gent Ibrahimi ndonëse në pamje të parë duket se jo gjithcka shkon mirë brenda një institucioni që nuk ka shumë kohë që është ngritur.

- Advertisement -

TE FUNDIT