13.5 C
Tirana

Letra e Xhakës theu zemrat e tifozëve.

VENDI

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i Arsenalit, është sqaruar për përplasjen që kishte të dielën me tifozët e klubit të tij, në ndeshjen me Crystal Palacen në Premier Ligë në Emirates. Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për sharjet që u kishte bërë, ndërsa ka treguar se kishte dalë nga vetja për shkak të abuzimeve që kishte marrë që një kohë të gjatë. Mesfushorin nga Prishtina e kishin lëshuar nervat ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace, dhe në momentin që u zëvendësue filloi luftën me tifozët të cilët e vërshëllyen pa ndalë.

Ky i fundit vendosi që tiu kundërpërgjigjej me një përgjigje jo të përshtatshme që nxiti edhe më shumë reagime më pas, ndërsa Xhaka edhe hoqi fanellën rrugës për në zhveshtore. Por, ai mbrëmë për herë të parë iu është drejtuar tifozëve me atë të një letre publike ku ka treguar rrethanat që çuan deri në atë situatë. Letër e cila është pritur mirë nga tifozët dhe të njëjtit kërkojnë nga Emery që ta vendos në formacionin startues Xhakën për ndeshjen e së shtunës kundër Wolvesit.

Granit Xhaka duhet të udhëheqë skuadrën tonë të shtunën kundër Wolves, thotë një tifoz. Nëse Xhaka luan kundër Wolves, unë do ta përkrah atë. Nëse do të isha në vend të Emery, unë definitivisht do të startoja me Xhakën kundër Wolvesit, janë vetëm disa nga komentet që i kanë bërë në Tëitter tifozët e Arsenalit.

- Advertisement -

TE FUNDIT