9.5 C
Tirana

Letëra prekëse e babait për vajzën 6 vjeçare, para pushkatimit.

VENDI

Para pushkatimit, Hilmi Hysi i shkruan letër bijës së tij ku i lë amanetet e fundit. Teksa shkruan letrën, Hysi thotë se i kujtohet e bija dhe lotët e saj. Ndër të tjera, ai thotë vajzës së tij të ndjekë shkollën duke mos u mposhtur nga dëshpërimet. Lidja. Derdhi lotët, qaje lumturinë e humbur, qaji përkëdheljet e fëmijërisë, por mos u humb në lot.

Harroji këto dhe fillo detyrën tënde Lili ime e dashur, fillo shkollën dhe vazhdoje, mos e lër veten të shuhesh në hidhërim. Në rastet më të vështira, mendo se edhe yt atë ka vuajtur shumë dhe mos u dëshpëro.

Kujdes Lili, kujdes në çdo hap të jetës tënde. Këto ishin porositë dhe lutjet e mia të fundit. Historia e dhimbshme e 35 vjeçarit të diplomuar në Montpellier, në Francë që u dënua me pushkatim nga shoku i tij i shkollës, diktatori Enver Hoxha.

- Advertisement -

TE FUNDIT