18.5 C
Tirana

Lehtësim i posaçëm me rregulla strikte/ Kryeministri Rama publikon rregullat e reja nga 27 prilli

VENDI

Kryeministri Rama ka publikuar ne facebook rregullat e reja për qytetarët nga data 27 prill:

🟢 JA ZONAT E GJELBËRTA KU NGA E HËNA 27 PRILL DO TË KETË NJË LEHTËSIM TË POSAÇËM TË LËVIZJES, POR ME RREGULLA STRIKT PËR LËVIZJEN:

• Qarku Dibër
• Qarku Gjirokastër
• Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd
• Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq
• Bashkia Divjakë

🔴 NË ZONAT E GJELBËRTA AUTOMJETET PRIVATE DO TË LËVIZIN PA AUTORIZIM NGA ORA 09.30 DERI NË ORËN 17.30, POR ME RREGULLIN E VETËM 2 PERSONAVE NË MAKINË, NGA I CILI PËRJASHTOHEN KATEGORIKISHT PENSIONISTËT!

🚫NDALOHET RREPTËSISHT HYRJE-DALJA NË PERIMETRIN E KËTYRE ZONAVE

🔴 PENSIONISTËT DO TË LËVIZIN LIRISHT NË KËMBË, DERI NË ORËN 08.30 DHE DERI NË KËTË ORË ASNJË KËMBËSOR TJETËR PËRVEÇ ATYRE QË KANË AUTORIZIM PËR PUNË, NDALOHET TË DALË NGA SHTËPIA

🔴 NGA ORA 9.30 DERI NË 17.30 TË GJITHË TË TJERËT MUND TË DALIN NGA SHTËPIA.

🚫 KUJDES! NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË E MË SHUMË SE DY PERSONAVE

🔴 NDALOHET RREPTËSISHT QËNDRIMI NË NJË VEND I MË SHUMË SE DY PERSONAVE DHE NUK LEJOHET FREKUENTIMI I PARQEVE PUBLIKE NË 14 DITËT E ARDHSHME🚫

*Apeli im për të gjithë qytetarët e këtyre zonave është që të bëjnë më të mirën, duke garantuar me sjelljen e tyre kushtet e sigurisë për veten e të tjerët, në mënyrë që të mos kthehemi mbrapsht për shkak të shkeljeve në këto zona dhe po ashtu, të ndihmojnë të gjithë Shqipërinë me shembullin e tyre pozitiv.

- Advertisement -

TE FUNDIT