Legalizimi i kana bisit, si u nxorr blof Edi Rama nga Sandër Lleshi

Kryeministri Edi Rama deklaroi paka ditë më parë në një konferencë për Ditën e Europës se ka një vit që po studiohet ideja e legalizimit të kana bisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

PUBLICITET

 

Madje Rama tha se për këtë gjë është konsultuar edhe me ekspertët ndërkombëtare.

 

Ai tha:

Kemi një vit që punojmë, edhe pak edhe do të jetë gati, asnjëherë nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, jemi konsultuar me ekspertë të huaj, por gjëja kryesore që ne bëjmë dhe që na ka dalë ndihmë e madhe është konsultimi me të tjerët.
Mirëpo, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili drejton një dikasteret më të rëndësishme në qeveri, nuk e ka idenë fare për për atë që po ndodh.

Ai u pyet mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” nëse ishte në favor të këtij projekti.

 

Dhe përgjigja e tij ishte befasuese, pasi Lleshi tha:

Unë nuk mund të shprehem as në favor as në disfavor të një projekti të paartikuluar.
Pra, kjo do të thotë se Lleshi nuk di asgjë më tepër nga ato që ka dëgjuar në media kur ka folur ‘kryerilindasi’ Rama.

 

Ndërkohë, ai u ngacmua nga gazetari Spartak Koka në lidhje me këtë propozim dhe angazhimin e ekspertëve të ministrisë së Brendshme në hartimin e këtij drafti.

Lleshi duket se u zu ngushtë nga kjo pyetje dhe u detyrua të deklaronte se kjo çështje i përket ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

Ai tha:

Duke qenë se bëhet fjalë për një projekt mjekësor Ministria e Brendshme nuk është përfshirë ende në këtë proces. Sepse ende jemi në një fazë të hershme të procesit, sigurisht do i merret mendimi sepse përveçse mjekësor, një projekt i tillë sigurisht ka dhe elementë sigurie. Dhe vetëm kur të bëhet bashkë elementi mjekësor dhe elementi i sigurisë, atëherë do të jetë i pjekur projekti për t’u diskutuar.
Mirëpo, kjo deklaratë e Lleshit, e cila nënkupton se procesi është në fazë të hershme, hedh poshtë deklaratën e Ramës, ku tha se kjo ide ka një vit që po studiohet në bashkëpunim me ekspert të huaj.

 

Përgjigja e Lleshit duket se përforcën më tej zërat që thonë se Rama po “favorizon” trafikantët për të futur paranë kr iminale në ekonominë thuajse të rrënuar.

PUBLICITET