16.5 C
Tirana

LAMTUMIRA E TË MADHIT GËZIM KRUJA!

VENDI

Me një fotografi në makinën e kortezhit, tufat me lule dhe familjarët u përcoll “Mjeshtri i Madh”, aktori i humorit Gëzim Kruja i cili u nda nga jeta një ditë më parë . Në një ceremoni modeste detyruar nga COVID-19, një aktori me përsa të jashtëzakonshme iu dha lamtumira.

Mijëra qytetar shkodran, artistë e personalitete nuk mundën t’i japin nderimin e fundit fizikisht edhe pse në zemrat e gjithsecilit sot është një peng i madh. Duartrokitjen e fundit e mori nga familjarët dhe qytetarë në balkonet e rrugëve të Shkodrës.

Drejtorja e teatrit “Migjeni” dhe njëkohësh aktorja Rita Gjeka edhe pse në distancë zgjodhi që të vijë për ta përshëndetur për herë të fundit aktorin e humorit Gëzim Kruja.
Kolosi i humorit shqiptar, “Mjeshtri i Madh” Gëzim Kruja u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Për mbi 60 vite kontribuoi në artin shqiptar duke u kthyer në një prej emblemave të humorit, i dashur për mbarë shqiptarët.

Karrierën humoristike e nisi që në moshën 13-vjeçare dhe fillimet me estradën amatore që në kohën kur ishte ushtar në vitin 1958 për të vijuar me estradën profesioniste në 1960. Gëzim Kruja numëron një numër të pafundëm rolesh ndërsa ka shkruar 15 komedi, 10 recitale, 2 libra monologë gazmor ndërsa ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme ndërsa mban titujt “Krenaria e Qytetit”, “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 mori titullin “Mjeshtër i Madh”.

- Advertisement -

TE FUNDIT