14.5 C
Tirana

Lajmi i rremë për tërmetin/ Arta Marku i kërkon Prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet

VENDI

Pas publikimit të lajmit të rremë të mbrëmjes së djeshme për një tërmet katastrofal, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik.

Hetimet mbi lajmërimin e djeshëm nisën pas referimit të çështjes nga Drejtoria Vendore e policisë Tiranë.

“Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi nga Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit.”– thuhet në njoftim.

- Advertisement -

TE FUNDIT