LAJMI FUNDIT, TE SHTENA ARMESH NE SHKODER, PLAGOSET 32 VJECARI

Plumbat e qëlluar në drejtim të tij për pak sa nuk i morën jetën një 32 vjeçari. Një tjetër plagosje u shënua brenda pak kohësh në Shkodër rreth ores 22:40 te Dt 17.10.2019. I plagosur është shtetasi E.Halluni.

PUBLICITET

Një makinë që po ecte me shpejtësi i ka dalë përpara 32 vjeçarit i cili ndodhej me makinën e tij me targë AA970XL dhe në mënyrë të menjëhershme pa folur asnjë fjalë ka qëlluar ndaj tij dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Vendi ku ndodhi ngjarja mbulohej nga errësira e natës por mungojnë edhe kamerat e sigurisë të cilat e vështirësojnë punën për policinë për ta identifikuar autorin që qëlloi. Ndërkohë për fat të mirë disa qytetarë që po shkonin në shtëpinë e tyre panë 32 vjeçarin të plagosur dhe në atë moment nuk hezituan për të lajmëruar shërbimet e urgjencës në spitalin e Shkodrës.

Në pak minuta 32 vjeçari u gjend në urgjencë dhe mori ndihmën e shpejtë. Mjekët arritën që ta normalizojnë gjendje e të plagosurit i cili mendohet se ka kaluar rrezikun për jetën. Nuk është dashur shumë kohë që shtetasi E.Hallun të tregojë versionin e tij për plumbat që mori në trup.

Ai ka rrëfyer për policinë e Shkodrës se kishte shkuar si zakonisht për të luajtur një ndeshje minifutbolli në një nga komplekset sportive të shumta në Shkodër. Pasi ka kryer këto momente të argëtimit një makinë që i plagosuri nuk ka arritur ti shohë targën apo vetë autorin për ta identifikuar i është shfaqur papritur përpara duke e qëlluar pa u menduar.

Mënyra e këtij atentati tregon se autori e kishtë përgatitur të gjithë skenën e krimit dhe mendohet se mund të ketë patur informacion për lëvizjet e 32 vjeçarit apo se edhe mund të ketë ndjekur lëvizjet e tij. Policia vendore e Shkodrës ka nisur menjëherë hetimet dhe fillimisht ka marrë në pyetje shtetasin E.Halluni i cili në pak orë ka qenë në gjendje që të thotë fjalët e para për efektivët rreth asaj që ndodhi. 32 vjeçari ka deklaruar në polici se është i shokuar nga çfarë ka ndodhur për faktin se ai nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person ndërsa nuk ka dhënë asnjë emër të ndonjë personi të mundshëm ku mund të dyshojë.

Madje i riu që u plagos ka thënë se ka qenë e pamundur që të shohë targën e mjetit apo edhe vetë autorin e dyshuar i cili është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët. Burimet bëjnë me dije se 32 vjeçari pëlqen ndeshjet e kalçetos dhe këtë mbrëmje ishte organizuar me një grup shokësh për të luajtur si zakonisht por u përball me këtë ngjarje që i rrezikoi jetën. Grupi hetimor mbërriti menjëherë në vendngjarje duke bërë veprimet e para të ekspertizës. Policia deri më tani nuk ka prova çka ia vështirëson punën për zbardhjen e plagosjes apo identifikimin e më pas kapjen e autorit të dyshuar duke bërë që kjo ngjarje për momentin të jetë një dosje që nuk detajohet

PUBLICITET