16.5 C
Tirana

Operatorët turistikë mblidhen në Razëm, ndahen cmimet per 2017-en

VENDI

Viti 2017 vlerësohet si vit i suksesshëm për turizmin shqiptar. Përveç numrit në rritje të turistëve, kontribut në zhvillimin e sektorit ka dhënë edhe rritja e cilësisë dhe standardeve të shërbimit në sektorin e hotelerisë. Në festën e organizuar në pikën turistike të Razmës, Unioni Turistik Shqiptar ka vlerësuar më të mirët në këtë drejtim. Një prej tyre është edhe “Prestigj Resort” në Golem, investim i “Hysenbelliu Group”.
Gjatë mbrëmjes festive në Natyral Razma Resort, unioni turistik shqiptar shpërndau për të pranishmit disa certifikata mirënjohjeje për punën e tyre dhe promovimin e zonave turistike shqiptare gjatë gjithë vitit.
Me certifikate u vlerësua edhe “Prestigj Resort” në Golem, investim i “Hysenbelliu Group” ne bregdetin e Adriatikut. Një resort ku luksoz ku ndërthuret komoditeti, madhështia dhe argëtimi për te gjitha moshat.

- Advertisement -

TE FUNDIT