10.5 C
Tirana

Lajme të mira nga astrologjia: Cilat shenja do të jenë me fat këtë periudhë

VENDI

Aq shumë sa e lexoni horoskopin mujor nga Susan Miller këtu në Anabel, me siguri që e dini tashmë se Mërkuri është planeti i të mësuarit, komunikimit dhe udhëtimeve. Prania e tij në një shenjë kokëforte si Demi solli një periudhë aspak të qetë. Por gjërat do të ndryshojnë.

Mërkuri hyn sot (21 maj) te Binjakët dhe shenjat që do të ndikohen më shumë janë: Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit. Më 4 qershor, Mërkuri kalon te Gaforrja.

Do ta vini re ndryshimin menjëherë duke u bërë më të shoqërueshëm, pa komplekse dhe monotonia nuk do të jetë më problem. Pra, mund të shijoni vende piktoreske (qoftë edhe rrugën shtëpi-punë), do të mësoni shumë informacione të bollshme (qofshin këto në Netflix) dhe sigurisht do të njihni njerëz të ri (përfshirë këtu edhe Tinderin).

Binjakët janë të njohur për natyrën e tyre të zgjuar, ndaj jo më kot gjatë kësaj periudhe do të përfshiheni nga një energji e jashtëzakonshme në çdo fushë.

Mërkuri te Binjakët mundëson një “stimulim mendor” që do t’ju bëjë më të lidhur me të tjerët. Kjo periudhë ju bën më të lirshë, të gatshëm për të testuar aventura dhe njerëz të rinj. Pra, shijojeni!

Burimi: Cosmopolitan & Refinery29

- Advertisement -

TE FUNDIT