Lajm tragjik/ Futbollisti shqiptarë vdes gjatë një feste

Klubi I Kastriotit postoi në faqen e vet në facebook lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të një futbollisti të vet I cili për vite e vite me radhë kishte qënë pjesë e ekipeve të moshave.

Klubi krutan njoftoi se Erjon Ruci humbi jetën mbrëmjen e të premtes si pasojë e një goditje që ka marrë në zemër.

Tragjedia në familjen Ruci bëhet edhe më e madhe po të mendosh se I riu ka pësuar sulm në zemër teksa ishte në një rast gëzimi, gjë e cila konfirmoi edhe nga klubi Kastrioti.

Ndonëse kishte qënë për shumë vite pjesë e skuadrave zinxhire të klubit krutan, Erjon Ruci kishte hequr dorë në fillim të këtij sezoni.

Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmbë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t’i mbjetojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!.