13.5 C
Tirana

Lajm i mirë vjen nga shkodrani, Irfan Domnori.

VENDI

Pas rreth 10 ditësh në burgun e Spuzhës në Podgoricë të Malit të Zi Irfan Domnori atleti shkodran është liruar nga policia malazeze pasi ka kryer dënimin e tij 10 ditor në burg.

Menjëherë pas lirimit nga burgut djali i tij dhe miq të 64 vjeçarit e kanë pritur në doganën e Hanit të Hotit për të ardhur drejt Shkodrës.

Ky lirim është i vonuar për Irfan Domnorin sepse arrestimi i tij për të dytën herë në shtetin malazez është absurd. 64 vjeçari u arrestua sërish nga policia e Malit të Zi.

Herën e parë në gjysmë të muajit nëntor Domnori u ndalua pasi kishte valëvitur flamurin shqiptar në Krajë dhe u gjobit me 300 euro si dhe një muaj për të mos hyrë në Malin e Zi.

Pasi kaloi një muaj nga ky vendim i gjykatës së Tivarit Irfan Domnori është drejtuar sërish për në Malin e Zi për të marrë pjesë në një aktivitet atje dhe përsëri ka qenë me flamurin shqiptar por u arrestua.

- Advertisement -

TE FUNDIT