12.5 C
Tirana

LAJM I MIRË: PROFESOR DHIMITËR KRAJA LË SPITALIN, FITON BETEJËN ME COVID-19 MJEKU QË IU BASHKUA NË FRONT TË PARË KOLEGËVE

VENDI

Lajm i mirë. Profesori Dhimitër Kraja lë spitalin e Infektivit. Mjeku që pas 48 viteve punë iu rikthye bluzave të bardha për t’i ndihmuar në betejën kundër COVID-19, u prek nga koronavirusi, ndërsa sot ai lë spitalin, ndërsa me kryerjen e testit të dytë ai ka dalë negativ.

Profesor Dhimitër Kraja në datë 20 mars iu përgjigj vullnetarisht i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek nga COVID-19.

Lajmin e mirë e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në “Facebook” se profesor Kraja sapo ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv.

“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv🙏🏼 Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”, shkruan Manastirliu

- Advertisement -

TE FUNDIT