16.5 C
Tirana

Lajm i mirë: Ky qytet i Shqipërisë shërohet nga Koronavirusi

VENDI

Shefja e epidemiologjisë Denisa Duraku ka bërë me dije se Kukësi ka dalë nga harta e kuqe e Covid-19. Të gjitha rastet e infektuara në këtë qytet që nga data 13 Prill (kur u shfaq rasti i parë) janë shëruar.

Duraku u shpreh se situata do të vazhdojë të monitorohet nga njësia vendore e shëndetësisë. Protokolli i pandemisë në gjurmimin e rasteve dhe kontakteve të mëparshme do të ndiqet hap pas hapi.

“Të gjitha rastet që kanë qenë të konfirmuar me Covid në qytetin e Kukësit, nga data 13 prill kur kemi patur rastin e parë janë tashmë të shëruar. Ne nuk kemi asnjë rast aktiv me Covid, dhe deri në momentin që flasim nuk kemi asnjë rast të dyshuar për koronavirus. E kemi kaluar mirë situatën por kjo nuk do të thotë që të ulim vigjilencën.

Deri para 1 jave ka pasur fluks telefonatash dhe kemi parë përkufizimin e rastit, i kemi sqaruar, dhe në momentin që kanë qenë të dyshuar për Covid, janë marrë mostrat dhe janë nisur në Shëndetin Publik, por që nuk kemi patur raste të reja.

Personeli mjekësor deri më sot, me sa di unë, nuk është rikthyer, pavarësisht se kanë përmbushur afatin e karantinës. Ata janë shprehur të gatshëm për tu rikthyer në punë. Qytetarët të vazhdojnë të tregojnë kujdes, të vazhdojnë të jenë vigjilentë. Të tregojnë kujdes sidomos për moshën më të rrezikuar”, ka treguar shefja e epidemiologjisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT