13.5 C
Tirana

Lajm i keq për pensionistët, shuhen shpresat sepse qeveria…

VENDI

Mungesa e të ardhurave një pjesë e të cilave janë çuar për të përballuar ditët e para të posttërmetit të 26 nëntorit kanë penalizuar shtresat në nevojë dhe pensionistët të cilët nuk do të marrin asnjë shpërblim këtë fundvit.

Nëse në fillim u tha se do të kishte një akt normativ për rishikimin e buxhetit tashmë kjo nuk ka asnjë shans që të ndodh pasi në Kuvend po zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion.

Ministrja Anila Denaj pati deklaruar se vendimi merret ne javën e parë të dhjetorit sapo të jenë marrë të dhënat e 11 mujorit për ecurinë ekonomike. Ndërkohë këtë të mërkurë është publikuar raporti i Treguesve Fiskal për 11 muajit e këtij viti ku përsëri ajo që bie në sy është mosrealizimi i të ardhurat.

Pesha më e madhe e mbajnë të ardhurat tatimore e konkretisht të ardhurat nga TVSH referuar këtyre të dhënave zyrtare të ardhurat në 11 muaj arritën në 421. 6 miliardë lekë ku realizimi i planit ishte 86 perqind.

- Advertisement -

TE FUNDIT