8.5 C
Tirana

Lagja e Shkodrës e mbuluar nga balta.

VENDI

Qindra banorë të lagjes Zooteknikë në qytetin e Shkodrës vuajnë prania e baltës në rrugët e lagjes si shkak i gjendjes së amortizuar në të cilën ndodhet ajo. Një situatë e tillë përsëritet çdo vit në stinën e dimrit.

Banorët tregojnë se lëvizja në këtë rrugë bëhet çdo herë e më e rrëzikshme pasi kanë frikë se mos rrëshqasin.

Problem në këtë zonë mbetet edhe mospastrimi i kanalit në të cilin derdhen ujërat e zeza të kësaj lagje, i cili është kthyer në burim infeksionesh prej kohësh.

Sipas banorëve, kjo rrugë bëhet e pakalueshme për shkak të baltës që krijohet sa herë bie shi.

Ndërkohë që më të prekurit nga gjendja e rrugës mbeten fëmijët të cilët prindërit për ti shpëtuar nga balta dhe uji në rrugë nuk i lejojnë ato të ndjekin procesin mësimor rregullisht.

- Advertisement -

TE FUNDIT