10.5 C
Tirana

Ky dokumentar po i bën njerëzit të heqin dorë nga mishi.

VENDI

Në Netflix gjeni një dokumentar me titull The Game Changers që mesa duket, po përflitet shumë. Ata që e kanë parë, kanë vënë në dyshim regjimet e tyre ushqimore dhe kanë marrë në konsideratë një dietë vegane, pra që bazohet vetëm në ushqime me natyre bimore.

Ja çfarë përpiqet të përcjellë dokumentari, përpiluar nga Buzz Feed, që qartësoi se këto deklarata nuk janë kontrolluar për vertetësi. Të gjitha proteinat e kanë origjinën nga bimët. Proteinat në mish burojnë nga bimët që ka ngrënë kafsha kur ishte gjallë.

Personat që hanë dieta me bazë bimore konsumojnë 70 perqind më shumë proteina nga çkanë nevojë. Ndërsa mishngrënësit marrin më shumë se gjysmën e nivelit të proteinave nga bimët dhe jo nga mishi. Kur dikush ha mish rregullisht, në arteriet koronare fillojnë të formohen pllakata.

Pllakatat, jo vetëm që limitojnë funksionimin e arterieve, por edhe bllokojnë qarkullimin e gjakut dhe i vështirësojnë punën zemrës. Kur proteina me origjinë shtazore gatuhet, prezervohet dhe tretet nga bakteret e zorrëve, formohen përbërje inflamatore që i bëjnë dëm sistemit kardiovaskular.

Njerëzit që hanë vetëm ushqime me natyrë bimore pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 55 perqind. E vetmja dietë që zhbën sëmunjet e zemrës është ajo me natyrë bimore. Një mjek i quajtur Aaron Spitz thotë se konsumimi i mishit ndikon në gjatësinë dhe fortësinë e ereksioneve te burrat.

Në dokumentar, tre burra hëngrën burrito me mish një ditë dhe tjetrën burrito me perime. Shkencëtarët monitoruan ereksionet e tyre gjatë natës dhe dolën në përfundimin se pas konsumimit të perimeve, ereksionet ishin më të fortë, më të shpeshtë dhe zgjasnin më shumë.

Një vakt i vetëm me natyrë bimore ndryshon qarkullimin e gjakut në gjithë trupin. Një analizë gjaku e lojtarëve të një skuadre futbolli nxorri në pah sa shumë yndyrë dhe turbullsirë kishte në gjak pas një vakti me mish krahasuar me një vakti me perime.

Mishi, bulmeti, vezët dhe peshqit përdorin 83 perqind të burimeve tokësore, por u falin konsumatorëve vetëm 18 perqind të kalorive. Gjëja e gjallë kërkon shumë tokë për tu rritur dhe për tu ushqyer. Madje, konsumojnë gjashtë herë më shumë proteinë nga çprodhojnë. Në fjalë të tjera, kafshët kërkojnë hapësira masive toke

- Advertisement -

TE FUNDIT