16.5 C
Tirana

Kushte mesjetare në një fshat në Kukës! 150 familje furnizohen me ujë nga një çezmë

VENDI

Edhe pse është viti 2020, fshati Bardhoc në Kukës vijon të ketë kushte esktreme për banorët e zonës. Mësohet se familjet që jetojnë në këtë fshat kanë një problematikë të madhe: mungesën e ujit.

Pikërisht për këtë, ata sigurojnë ujin nga një çezmë e cila rrjedh ujë të pijshëm. Plot 150 familje mbushin enët dhe shishet për siguruar ujin në banesat e tyre, pasi rrjeti është amortizuar prej vitesh.

Prej 3 dekadash ky fshat po përballet me këtë situatë, ku nuk është vënë asnjë dorë për t’i ndihmuar banorët. Pikërisht kushte mesjetare gjenden në fshatin Bardhoc, ku banorët ankohen dhe shprehin shumë pakënaqësi.

- Advertisement -

TE FUNDIT