11.5 C
Tirana

Kush është Arben Kraja, prokurori shkodran që do të drejtojë SPAK?

VENDI

Arben Kraja i moshës 47 vjeç nga Shkodra i cili sot u zgjodh Drejtuesi i SPAK Arben Kraja e ka filluar karrirën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekakadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task forca kundër kr imit dhe korrupsionit.

Prozhektorët e medias u kthyen ndaj tij vite më parë atëherë kur hetoi Lulzim Bashën në atë kohë ministër i Jashtëm por që iu nënshtrua hetimeve në pozicionin e ishministrit të Transporteve. Basha së bashku me ish zyrtarë të rrugëve u vendos nën përgjegjësi për rrugën Durrës Kukës.

Dosjen e Armando Prengës për incidentin e Lagunës së Patokut por edhe deputetë e ish deputetë të tjerë të gjykuar në Gjykatën e Lartë gjatë maratonës së dhjetëra çështjeve të gjykuara për akuzën e shpifjes. Arben Kraja është konfirmuar në detyrë dhe flet 3 gjuhë të huaja. Për sa i përket Pasurisë përgjatë verifikimit në Vetting ai ka dal i pastër dhe e ka justifikuar të gjithë pasurinë që gëzon.

- Advertisement -

TE FUNDIT