17.5 C
Tirana

Kur ta kuptoni efektin e hurmave farëzeza do ti konsumoni akoma më shumë.

VENDI

Emri botanik i hurmave është Diospyros që përkthehet Fruti i Perëndive dhe ky emërtim i shkon shumë për shtat. Ky frut është kombinimi perfekt një fruti të plotë dhe me shumë lëng. Është i ëmbël, por jo trullosës që do të thotë se qiellzës suaj do ti pëlqejë shija intriguese e hurmës. Të ngrira, të ftohta, të freskëta, cilindo variant të hurmave të zgjidhni, kuleta juaj nuk do të zbrazet ndjeshëm.

Hurmat vijnë në varietete shumë të larmishme. Ato i gjeni në ngjyrë të verdhë deri tek ngjyra gështenjë. Ato kanë forma dhe variante të rrumbullakëta, por asnjëherë njësoj. Llojet më kryesore të hurmave janë ato farëbardha dhe farëzeza. Këto të fundit mund të shijohen kur janë krokante si mollët, por edhe të buta si pjeshkët. Megjithatë nëse je i paduruar dhe zgjedh të provosh hurmat farëbardha kur janë të forta, atëherë do të kesh ndjesinë e fortë e të thatë në gojë.

Kur këto hurma janë të pjekura plotësisht, atëherë lëkura e tyre kthehet në një enë të mirëfilltë për një tul aq të mirë e aq të ëmbël sa i ngjan një reçeli të trashë. Vetëm atëherë ju do të keni mundësi të kuptoni se çfarë do të thotë të hash Frutin e Perëndive. Ka njerëz që preferojnë ti hanë këto hurma të freskëta. Disa të tjerë preferojnë ti ruajnë në frigorifer përgjatë gjithë vitit.

Vlerat e hurmave. Por krahas shijes së tyre fantastike, hurmat mbartin vlera të jashtëzakonshme shëndetësore. Hurmat janë të pasura me vitamina, minerale si dhe antioksidantë. Ato përmbajnë ujë me shumicë , por edhe fibra, vitamina A, C dhe kripëra minerale, si potas, kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium. Falë përmbajtjes së këtyre substancave, hurmat u japin energji organizmit, mbrojnë sistemin imunitar, kanë aftësi të përmirësojnë tretjen dhe të luftojnë lodhjen. Hurmat janë të jashtëzakonshme edhe kundër stresit, kundër anemisë apo mungesës së oreksit.

- Advertisement -

TE FUNDIT