‘Kur e ke humbur virg jërinë?’/ Edona dhe Antoneta nuk përmbahen ndaj njëra-tjetrës

Një nga pyetjet e takimit të Edonës dhe Dejvit në rubrikën “Përputhen” nxiti debat mes Edonës dhe Antonetës. “Kur e ke humbur virg jërinë?”, e pyeti Dejvi Edonën. “E kam lënë për natën e parë të martesës”, u përgjigj ajo. Antoneta duke marrë shkas nga kjo përgjigje dha një mesazh për vajzat.

PUBLICITET

 

Antoneta: Pak më parë ai (Dejvi) e pyeti dhe për të dashurit që ka pasur dhe tha ka pasur të dashur por më pak se pesë. Unë ndjeva një lloj frike, hezitimi të Edonës. E donte shumë ta theksonte këtë natën e parë të martesës. Unë nuk e di, nuk po them që nuk e besoj po them që në qoftë se nuk është e vërtetë dhe e ka thënë për t’u dukur. Kjo ndodh rëndomtë në Shqipëri, shumë vajza e kanë problem pavarësisht jetës që bëjnë kanë frikë të flasin, sidomos publikisht, sidomos nëse diçka e tillë dëgjohet nga prindërit e tyre.

 

Sado vjeç të jenë në qoftë se nuk kanë një raport serioz, fejesë ose martesë, e kanë shumë komplekse përgjigjen e kësaj pyetje dhe në shumicën e rasteve japin këtë si përgjigje. Unë thjesht dua t’u jap një forcë të gjitha atyre që të kenë më shumë vetëbesim tek vetja. Nuk ka lidhje aspak kjo pjesa e frikës ndaj familjes. Familja duhet ta kuptojë që kur je maxhoren e dinë vetë se çfarë do të bësh, kjo nuk është një gjë tabu për t’u bërë.

 

Edona: Unë mund të jap shumë informacione për jetën time private, po them edhe nëse do të krijoj një lidhje në PërPuthen mund edhe t’ja them për të dashurit që kam pasur. Por nuk dua t’i përgjigjem çdo lloj pyetje. Meqë t’i dukesh shumë e hapur për çdo gjë mund të vazhdosh, orën, sekondën, minutin dhe thuaj çdo gjë.

 

Antoneta: Po e banalizon shumë Edona. Unë thash më bëri përshtypje.

 

Edona: Ti u kape tek ish të dashurit dhe unë po them meqenëse ti ke më shumë për të thënë, unë të sugjeroj që të shprehesh më shumë për veten tënde.

PUBLICITET