11.5 C
Tirana

Kujton nismën e Tahirit/ Lirimi i masave, Kodra debaton me Bratajn: Hapini se nuk po i ndajmë maskat

VENDI

Dy të ftuarit e sotëm në emisionin “Opinion” kanë qënë drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj dhe drejtuesi i “Stop”, Saimir Kodra. Të dy janë përplasur për lirimin ose jo të masave të marra ndaj koronavirusit.

Në fjalën e tij, Brataj u shpreh se nga lirimi i masave rrezikohet shtimi i numrit të të infektuarve, duke dhënë edhe rastin e Gjermanisë.

“Nëse do kemi 1 mijë të infektuar do kemi 250 të shtruar, 25% e tyre do të kenë nevojë për terapi intensive. Po nëse na vijnë më shumë? Do gjendemi si Italia. Dhe kurrë nuk dua të zgjedh për jetën e pacientëve të mi në bazë të moshës,”-tha Brataj.

Ndërsa në fjalën e tij, Kodra kërkoi lirimin e masave duke u shprehur se qytetarëve të vendit u janë bërë refleks tashmë ruajtja e distancës dhe përdorimi i masave. Si shembull Kodra ka marrë edhe aksionin e dikurshëm të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

“Na janë bërë maskat dhe alkoli si ajo nisma e Tahirit me rripin. Edhe sot e vëmë se na është bërë ves nga frika e gjobës. Edhe me koronën kështu na është bërë. Nuk po na ndajmë dot alkoolin dhe maskat,”-tha moderatori.

- Advertisement -

TE FUNDIT