8.5 C
Tirana

Kryeministri Rama kërkon të bëhet me vaginë

VENDI

Fitim Zekthi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vijon me një këmbëngulje të pangjashme betejën për të mbajtur zgjedhje në datën 30 qershor dhe për të ruajtur me çdo kusht pushtetin pas kësaj date. Ai po rraskapitet, dëshpërimisht, të mbajë gjallë narrativën se kjo që po bën është normale dhe e drejtë, se kjo që po bën është ajo që duhet, pavarësisht se sa dhimbje apo vuajtje ajo shkakton tek ai vetë së pari.

Duhet me të vërtetë një kapërcim shumë i madh, duhet një përpjekje e vazhdueshme në mënyrë që të bindësh veten dhe të tjerët për këtë, sidomos në kushte të tilla kur duket se gjithçka është kundër.

Kryeministri Rama po shkon në takime në qytete të ndryshme mes protestash dhe bllokime rrugësh. Ai sulmon presidentin si njeri që ka shkelur kushtetuëtn, kërkon, me komplot me opozitën, ta rrëzojë atë vetë, që nuk meriton të rrijë në atë zyrë. Ai sulmon Bashën se kërkon ta rrëzojë atë me Molotov. Flet për gjendje normale të prishur, artificialisht, nga opozita.

Kryeministri, mes zhurmash dhe thirrjesh “Rama ik!” dhe nën tensionin nëse do të shkojë me helikopter apo me makinë, mes tensionit nëse do të mund të mbajë dot një takim tjetër, flet për frikë që ka opozita nga reforma në drejtësi, flet për Shqipëri që ecën, që plotëson kushtet për hapjen e negociatave etj.

Përpos këtyre kryeministrit i duhet të mbajë fjalim edhe në parlament, pak a shumë si fjalimet në këto mitingje. Kryeministrit i duhet të pranojë se deputetët që u futën në Kuvend nuk qenkan opozita e re, por pjesë e mazhorancës teksa ua merr votat për të mbështetur rezolutën kundër presidentit.

Kryeministri duhet të gjejë një mënyrë të merret me përgjimet e gazetës Bild. I duhet të rraskapitet të mbrojë Dakon, të mohojë ndikimin e krimit në zgjedhje dhe në vendime të tjera, i duhet të thotë gjëra të tjera nga sa ka thënë, i duhet të përballet me argumentat që i thonë se kështu ka ndodhur me E. Roshin, me A. Ndokën etj.

Kryeministrit i duhet të cfilitet të gjejë një mënyrë që të kundërshtojë deputetët e CDU-së, që thonë se duhet të pranohet dekreti i presidentit, duke gjetur disa deputetë të Socialdemokratëve (të cilët dolën partia e tretë dhe janë në krizë të thellë) që të thonë se zgjedhjet duhen mbajtur.

Kryeministri duhet të “robtohet” duke u përballur me faktin që Holanda votoi kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe pro hapjes së negociatave me Maqedoninë. Dikur ai tha se qëndrimet e Hollandës nuk kanë të bëjnë me mosarritjet e qeverisë, por me politikën e brendshme, ndërsa tani që politika e brendshme votoi pro Maqedonisë, kryeministrit Rama i duhet një përrallë tjetër.

Kryeminsitri duhet të nxjerrë Spiropalin, apo dikë tjetër, të flasë gjëra kot dhe pa kuptim për të justifikuar kundërshtimin e dekretit të presidentit, i duhet të bëhet copë që të sajojë, ideojë transmetojë lajme, emisione, në të cilat të relativizohet kriza.

Kryeministrit i duhet të përballet me protestat e vogla, por edhe me protestat e mëdha ku mijëra njerëz mblidhen në Tiranë. Kryeministrit i duhet që të merret me dronët e pamjeve filmike dhe me lajmet, me deklaratat e tij dhe të tjerëve, me emisionet dhe me panelet në mënyrë që t’i mbushë mendjen botës se jemi në fushatë normale zgjedhore.

Kryeministri duhet të gjejë mënyra se si të kërcënojë opozitën. I duhet, për shembull, të degjenorojë, edhe më, prokurorinë dhe t’i kërkojë të hapë hetim penal ndaj kryetarit të opozitës Basha për çështjen e paqenë të “lobimit rus”.

I duhet madje ta fëlliqë aq shumë Prokuroren e Përgjithshme dhe prokurorët e tjerë, sa ata të kërcënojnë se do të marrin me forcë, apo arrestojnë kryetarin e opozitës. Më pas i duhet të bëjë teatër, sikur gjoja nuk e di se Basha është marrë i pandehur. Këtë duhet ta filmojë në kafe me Ulsi Manjën, i cili ‘e lajmëroi’ se ç’po ndodh. Eh, çfarë llahtarie i duhet!

Kryeministrit i duhet t’i kërkojë policisë dhe ministrit më “Hekuran Isai” të këtyre 30 viteve, që të flasë kundër presidentit, kundër opozitës, të hedhë gaz lotsjellës, të flasë madje edhe për çështje kushtetuese, si shpërndarja apo jo e parlamentit, të thotë se presidenti nuk mund të bëjë atë kurrë etj.

Kryeministrit i duhet që të arrestojë edhe Suela Mustën, një gazetare e njohur nga një familje martire e burgjeve të diktaturës, dhe anëtare e AMA-s, për gjoja ndihmë ndaj krimit të organizuar.

Kryeministrit i duhet të injektojë mesazhe për opinionin, për atë vetë, për opozitën, për PS-në dhe për ndërkombëtarët me intensitet të frikshëm, në kushte të pamundura që ato të prodhojnë efekt dhe të bindin ndokënd, dhe në kushte edhe më të rënda për ta ndihmuar atë vetë.

Sigurisht, që Rama e di që kjo që po bën, ky proces në të cilin ai ka hyrë, nuk do t’i sjellë asgjë të mirë, do t’i sjellë vuajtje edhe më shumë, do t’i sjellë dhimbje dhe dështim.

Ky proces nuk ka kthim, do të vijojë dhe do të sjellë vuajtje dhe dështim për kryeministrin sepse ky proces është në vetvete i pamoralshëm dhe kërkon të sjellë qetësi, largim të vuajtjes dhe sukses, duke justifikuar të pamoralshmen.

Ky është një proces që është përshkruar në mënyrë monementale nga Andrea Long Chu, një shkrimtar amerikan, i cili para pak kohësh kreu një operacion kirurgjikal për të patur vaginë, për t’u kthyer nga mashkull në femër (transgjendër).

Vetë Andrea Long Chu shkroi para operacionit “procedura do të zgjasë 6 orë dhe do më duhet 3 muaj mjekim për plagën. Unë e di se deri sa të vdes trupi im do ta ndjejë si plagë vaginën. Ajo do të kërkojë kujdes dhe vëmendje të rrallë për t’u mbajtur. Unë e di se nuk do të më bëjë të lumtur, por kjo është ajo që dua.”

Më tej Andrea Long Chu shkruan: “…qëkur nisa këtë proces jam bërë më i dëshpëruar. Kam filluar të ndjej ndryshimin te gishtat ose te pamja (për shkak të hormoneve femërore që merrte), dhe kur më thonë që po bëhem më e bukur pezmatohem, sepse unë e di se çfarë është e bukura, unë e kam neveri që këtë po ndodh me mua.”

Unë nuk e them këtë që të fitoj simpatinë tuaj, shkruan Andrea. Unë po them vetëm se e dua këtë gjë me gjithçka. Dua lotët dhe dhimbjen, dua vuajtjen dhe dëshpërimin. Që unë ta dua këtë proces ai nuk duhet të bëjë mua të lumtur….

Asgjë, as operacioni kirurgjikal më i qetë dhe më i mirë nuk do të më bëjë të ndjehem si kur kam qenë grua gjithnjë. Unë do të jetoj me këtë gjendje, me këtë dhimbje, me këtë vuajtje. Dhimbje të tilla si dëshpërimi, keqardhja, neveria për veten, turpi etj. janë të drejta njerëzore, po aq të mëdha sa të drejtat njerëzore për ushqim, për kujdes shëndetësor etj.”.

Pak a shumë në gjendjen e shkrimtarit Andra Long Chu është kryeministri Rama. Ai ka zgjedhur ta kryejë këtë operacion, të ketë një “vaginë”, ai nuk mund të bëjë pa të. Ai e di se kjo do t’i sjellë shumë dhimbje, ai e di se nuk do të ketë sukses, se nuk do ta kalojë dëshpërimin e tanishëm, se do të ketë më shumë dëshpërim, por ai e sheh këtë vuajtje, këtë dëshpërim, këtë proces si të drejtë njerëzore të njëjtë me të drejtën për ushqim apo kujdes shëndetësor. Kryeministri, me këtë sjellje,

me këtë rraskapitje, me këtë konsumim të pazakontë që i bën vetes, nervave, moralit, shpirtit, ndërgjegjes etj., në përpjekje të bëjë atë që do, është duke bërë pikërisht atë që bëri Andra Long Chu, po hyn edhe më shumë në vuajtje dhe dështim.

Andrea Long Chu, për mënyrën se si e kuptonte botën dhe për mënyrën se si kishte zgjedhur të jetonte ishte i detyruar të shkonte drejt kësaj zgjedhje, drejt operacionit.

Për ta justifikuar ai thotë se njeriu duhet t’i bëjë gjërat që “do” edhe kur ato japin dhimbje, edhe kur ato shkatojnë vuajtje dhe çojnë në dështime. Ky në fakt është morali hedonist që shkatërron njeriun. Vagina, nuk fitohet në këtë mënyrë. Në këtë mënyrë mund të kesh vetëm një vaginë false.

Politiko.al

- Advertisement -

TE FUNDIT