16.5 C
Tirana

Kryefamiljari: Më mirë të rrish rrugëve sesa të presësh qeverinë.

VENDI

Një prej familjeve të shumta që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit është edhe familja Vrioni në Vorë. Kryefamiljari foli pak minuta më parë për FaxNews, nga ku deklaroi se që pas tërmetit ai bashkë me 3 anëtarët e tjerë të familjes janë strehuar në çadër.

Por nuk u shpreh i kënaqur me ndihmat e dhëna nga qeveria dhe prandaj kërkoi fonde nga bizneset. Banori tregoi se merr vetëm 48 mijë lekë në muaj si asistencë sociale, por shtoi se nuk i dalin sepse ka vajzat në shkollë dhe në të njëjtën kohë është edhe i sëmurë me zemër.

Marr 48 mijë lekë, po nuk dalin. 50 mijë lekë i duan gocat në muaj për shkollën. Po ilaçet e mija se unë jam i sëmurë, jam me zemër. Na kanë thënë të rrimë në çadër pa përcatim, derisa të merren masat.

Skemi ku të strehohemi tjetër përveç çadrës. Iu bëj apel bizneseve që të na japin fonde se me prit këta nesër pasnesër është më mirë të rrish rrugëve sesa në çadër. Ushqim ka me bollëk, po si në shtëpi nuk është në çadër, tha ai.

Sipas tij, banesa e tij u dëmtua që kur ra tërmeti i 21 Shtatorit dhe asokohe kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku premtoi ndihma, por nuk bëri asgjë. Nuk është marrë asnjë masë, banesa u dëmtua që në shtator. Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku e inspektoi vetë, deklaroi banori.

- Advertisement -

TE FUNDIT