7.5 C
Tirana

Kritere të rrepta për “të fortët”/ S’do lirohen të dënuarit për krime të rënda

VENDI

Për herë të parë pas 4 vjetësh parlamenti do të miratojë aministi për të gjithë ata që vuajnë ëenimin në burgje dhe kujdesi kryesor i hartuesve të ligjit është që nga kjo falje te mos perfitojne persona me rrezikshmeri te larte.

Pas lirimit te anetarit te bandes se Durresit, Endrit Dokle dhe disa te denuarve per krime te renda, ministrja e drejtesise ka deklaruar se ne ligj jane vendosur kritere te rrepta qe personat e denuar per krime te rend ate mos perfitojne.

ETILDA GJONAJ

MINISTRE E DREJTESISE

Amnistohen të gjithë ata të cilët deri në datë 30/09/2019 kanë një vendim të formës së prerë dhe pavarësisht nga koha e mbetur e dënimit janë dënuar me këtë vendim për 2 vjet për burrat dhe 3 vjet për gratë dhe të miturit ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë duke përfshirë gjobën. Kategoria tjetër që përfiton janë të dënuarit me burgim të cilët deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në dy vjet për meshkujt dhe 3 vjet për femrat. Amnistohen femrat e dënuara, të cilat në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë mbi moshën 50 vjeç. Amnistohen meshkujt të cilët në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë mbi 60 vjeç. Amnistohen personat e dënuar me burgim të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë nën moshën 18 vjeç”

Sipas Ministres se Drejtesise qellimi kryesor i amnistise është që të përfitojnë gratë dhe te miturit, por opozita ka kerkuar qe aministia te jete me e gjere.

Ne total nga kjo amnisti perfitojne 164 persona; prej tyre 1 eshte I mitur dhe 22 jane gra.

- Advertisement -

TE FUNDIT