12.5 C
Tirana

Krenari, shqiptari vlerësohet me çmimin e rëndësishëm në New York.

VENDI

Meriton Klobuchishta është një nga ata shqiptarë që po rrëmben sukses dhe trofe në Amerikën e largët. Ka mbaruar studimet e larta në degën Anglisht në Universitetin e Tetovës.


Gjithmonë ka qenë i apasionuar pas stilimeve të flokëve dhe dukjes së jashtme të një personi. Në kohën kur jetonte në Dibër të Madhe ai ka punuar si berber ka patur një biznes të tijin ku edhe ushtronte pasionin.


Hapja e këtij biznesi nuk është mjaftuar vetëm me pasionin që ka. Meritoni ka kryer edhe shkollën e lartë për parukeri dhe estetikë në Tiranë ku edhe spikati si një student i shkëlqyer.


Ai thotë se të dukesh bukur është një art më vete. Ndërsa ideja për të investuar në një biznes të tillë për të është sakrificë dhe kënaqësi në të njëjtën kohë.


Viti 2011 e gjeti në Amerikë në një vend të zhvilluar dhe me një konkurrencë të fortë. Mendoj se kjo është periudha kur zoti bëri një mrekulli me mua thotë ai.


Edhe pse në një treg ku konkurrenca ishte e fortë ai punoi fort dhe falë talentit e pasionit për punën arriti të krijojë një emër dhe të ketë një klientelë që i beson fort.


Empire Barbershop quhet biznesi i tij në Amerik me të cilin Meritoni ditët e fundit fitoi edhe një çmim. Në një event gala në SHBA ku mblidenh bashkë më shumë se 10 mijë parukierë estetistë dhe makeup artist.


Meritoni arriti të dominonte me talentin e tij ku u vlerësua në 10 më të mirët. Në këtë event Meritoni nuk aplikoi për tu regjistruar. Ai u ftua nga organizatorët.


Padyshim që është një arritje shumë e madhe për të pasi ky çmim i konfirmoi edhe një here atij se nëse ti vlen dhe ke një talent nuk ke arsye përse të mos dominosh në një treg botëror
Për Meritonin malli i shtëpisë nuk del në pazar që nënkupton se për të nuk është e rëndësishme se çfarë shifre monetare fiton në kompeticione. E rëndësisme për të është që ai ka një klientelë që i beson fort atij dhe potencialit të tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT