10.5 C
Tirana

Krasta flet për sulme të koordinuara: Të përfshirë shokë, shoqe, kunetër e kunata

VENDI

Gazetari Adi Krasta përmes një monologu në emisionin e tij “A-shoë”, shprehet i zhgënjyer me gjendjen që po kalon media në vend. Duke folur me tone të larta, Krasta nuk nguroi ta krahasonte gjendjen e me periudhën e Enver Hoxhës.

“Eshte as me pak e as me shume lenia qe gjindja i bente nje njeriu kur pushteti i Enver Hoxhes vendoste ta hidhte ne plehra. Kaq i thelle eshte polarizimi. Pothuaj i pashpetim. Ndaj dhe te trishton…”, deklaroi gazetari.

Në fund, ai ka edhe një mesazh politik për shqiprarët, duke iu kërkuar të zgjodhen dhe të marrin në dorë fatet e tyre. “Njerezve te inatosur e hakmarres te cdo pushteti, kaq te njejte me njeri tjetrin u themi se “ishin dikur e ardhmja”.

Ka ardhur nje kohe tjeter. Shqiperine qe ata nuk e bene dot duhet ta bejme te gjithe si qytetare te angazhuar, qe nuk u shpeton asgje dhe qe kerkojne nga klasa politike profesionalizem dhe ndershmeri”.

Monologu i plotë:

Por ne mandatin e dyte te kesaj qeverisjeje ka edhe elemente komiciteti pertej presionit. Nuk te sulmon vetem shteti dhe segmente te cmendura te tij, por ne menyre kapilare dhe te mireorganizuar te sulmojne ish shoke e shoqe shkollash, bashke me prinderit e tyre te cuditur, kuneter e kunata te tyre, fqinj te inatosur dhe shoke tavolinash te vjetra e te vlefshme.

Eshte as me pak e as me shume lenia qe gjindja i bente nje njeriu kur pushteti i Enver Hoxhes vendoste ta hidhte ne plehra.

Kaq i thelle eshte polarizimi. Pothuaj i pashpetim. Ndaj dhe te trishton.. E njejta sjellje njerezore. Ti, me te verteten tende qe tanime per shkak te Trampit eshte vetem nje nga te vertetat alternative, ndjehesh jo vetem “vetem” dhe i sulmuar por po aq i pakuptuar.

Eshte nje beteje jo e lehte, jo e barabarte. Nuk eshte e vertete qe perballe te qendron vec propaganda e shfrenuar e kakofonike. Perballe e anash, me nje observim te pafshehur te ndjekin ata me te cilet ke ndare dikur nje enderr te madhe per demokraci, pushtet te ndershem e llogaridhenes, shtet te drejtuar nga teknokratet dhe jete qe nuk te trazohet nga zhurma portalesh me sulme te paprincipta.

Po cfare duam ne. Pse i qasemi te vertetave keshtu, perse nuk i sherbejme pushtetit qe tja hedhe pas vjedhjes se votave, anatemimit te individeve, shkaterrimit te bizneseve dhe fshehjes se skandaleve.

Ne duam nje vend normal. Ku nuk behet genjeshtra menyre te qeverisuri dhe ku qeverisesit duhet ta ndjejne se besimi popullor dhe leja per te qeverisur jane te rendesishme por dhe te perkoheshme. Qellimi i informimit tone dhe i gazetarise qe bejme eshte te ndikojme. Jo ne menyre egoiste apo per nje axhende te caktuar.

Ne e dime se ne cdo familje shqiptare qe eshte e lumtur pse partia e tyre eshte ne pushtet, ka nje moment qartesimi, qofte ai dhe momental.

Ka nje moment analize. Ka nje cast kur veshtrimi kritik mundohet ta kaloje membranen propagandistike. Keto familje te majta si dhe ato historikisht te djathta ose inerte jane te rendesishme per fatet e vendit. Militantizmi i tyre e vendos vendin perpara sprovave te pjelljes se diktatoreve.

Nese keto familje te majta konformohen, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo qe e peson goditjen eshte e ardhmja. Ne keto rrethana ne rrisim femije qe do behen burra e gra narciziste, egoiste, siperfaqesore dhe moralisht te devijuar. Sic fatkeqesisht ndodhi me kete brez.

Sidoqofte, ne momentet e presionit me te madh te ushtruar nga qeverisjet, sipas nje aksiome te arte qe do te duhej te ruante ekuilibrin universal,nis dhe carja perfundimtare, si pararendese e vete fundit. Metri i fundit perpara se nje avion te preke token quhet djujmi i fundit. Pra jemi ne djujmin e fundit.

Njerezve te inatosur e hakmarres te cdo pushteti, kaq te njejte me njeri tjetrin u themi se “ishin dikur e ardhmja”. Ka ardhur nje kohe tjeter. Shqiperine qe ata nuk e bene dot duhet ta bejme te gjithe si qytetare te angazhuar, qe nuk u shpeton asgje dhe qe kerkojne nga klasa politike profesionalizem dhe ndershmeri.

- Advertisement -

TE FUNDIT