15.5 C
Tirana

Kosova shpërdoron shumë, vetëm një pikë ndaj Malit të Zi

VENDI

Përfaqësuesja e Kosovës vijon të bëjë paraqitje mjaft të mira edhe në këto eliminatore të Kampionatit Europian të vitit 2020.
Pas barazimit ndaj Bullgarisë, Kosova ka marrë një tjetër barazim, këtë herë në transfertë ndaj Malit të Zi, ku pati të gjitha mundësitë për të dalë me pikë të plota.
Milot Rashica ishte autor i golit të parë të ndeshjes në minutën e 24-t. Edhe pse kaluan në avantazh, lojtarët e drejtuar nga zvicerani Challandes nuk i ndalën sulmet, por shpërnderuan shumë raste të pastra.
Mali i Zi përfitoi nga kjo situatë dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 69 me Mugusan. Edhe në vijim ishte Kosova që u përpoq më shumë për të shënuar golin e fitores, por nuk ia dolën.
Pas këtij barazimi, Kosova renditet në vendin e tretë në grup me dy pikë.
A2 CNN

- Advertisement -

TE FUNDIT