10.5 C
Tirana

Koronavirusi nuk ndalon Elvis Nacin me bashkëshorten për të vazhduar misionin e tyre.

VENDI

Prej disa ditësh qytetarët janë izoluar në banesat e tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por jo pak familje kanë nevojë për ndihmë në këto ditë të vështira për popullin shqiptar.

Ashtu sic deklaroi mbrëmjen e së premtes gjatë emisionit Shqiptarët për Shqiptarët Elvis Naci po iu gjendet pranë me pako ushqimore familjeve që skanë mundësi ti blejnë.

Duke respektuar masat e sigurisë vendosjen e maskave dhe dorezave si dhe distancën mbi 1 metër së bashku me bashkëshorten e tij Fatma Elvis Naci ka shkuar në cdo derë që thërret për ndihmë e që shikon si shpresë të vetme Fondacionin Firdeus.

Bashkë me Fatmën ishim sot në shtëpi të jetimëve të sëmurëve të nevojtarëve për tiu gjendur pranë. Jetesa e tyre sot është më e veshtirë se më parë ndaj nëse ne kemi një mundësi të kemi ushqime në shtëpitë tona shumë njerëz i kanë sytë dhe shpresat tek ne shkruan Naci në postimin e tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT