13.5 C
Tirana

Koronavirusi në Shqipëri, ja vendimet e FSHF për ndeshjet e futbollit.

VENDI

Dy ndeshjet e ditës së hënë në Kategorinë Superiore Skënderbeu Kukësi dhe Vllaznia Partizani do të zhvillohen pa tifozë. Ky është vendimi i marrë pas takimit të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit me përfaqësuesit e klubeve që u bë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për anulimin e të gjitha grumbullimeve masive.

Në diskutim janë edhe dy miqësoret e kombëtares së futbollit të programuara për tu zhvilluar në 27 dhe 30 mars kundër San Marinos dhe Sllovenisë respektivisht.

Të dy ndeshjet do të duhet të zhvilloheshin në Itali por me shumë gjasa ajo kundër San Marinos nuk do të zhvillohet fare. Ndërkohë FSHF ka kontaktuar me Federatën Sllovene të Futbollit për mundësinë e luajtjes së miqësores së 30 marsit në vendin tonë por ende asgjë nuk është konfirmuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT