Koronavirusi i merr jetën një tjetër shqiptari, emigrant në Gjermani

Një tjetër shqiptar është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai është një qytetar nga Gjilani, i cili jetonte prej kohëshh në Gjermani.

PUBLICITET

Vikt ima quhet Myshyr Shabani, dhe ishte nga fshati Gadish i Gjilanit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook.

Haziri u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit.

Postimi i plotë:

“#Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndë rruar je të bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve. Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare.

Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye për kurrëfar paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero.

PUBLICITET