Koronavirusi i anuloi koncertet/ Acarohet Al Bano: S’ia dal vetëm me pensionin!

Karantina dhe kriza ekonomike e kanë prekur edhe Al Bano-n, që nuk mund t’u kthehet koncerteve live, dhe si shumë sipërmarrës është i shqetësuar për biznesin e tij.

PUBLICITET

 

Këngëtari i njohur foli për këtë në një intervistë e cila u botua në numrin e fundit të së përjavshmes “Diva e Donna”.

 

“Nëse gjërat do të vazhdojnë të shkojnë keq, dhe mua do të më duhej të jetoja vetëm me pensionin tim, nuk do të isha fare mirë. Pensioni më shkon 1.470 euro në muaj, deri para disa muajsh ishte 1.370. Nuk e kuptoj sesi është e mundur kjo pasi gjithë jetën time kam punuar e derdhur contribute, që kur isha ferme këtu në Puglia dhe më pas përpunues metalesh në Milano”, u ankua ai.

 

“Kam vetëm shpenzime, asgjë nuk po hyn. Nëse vazhdoj me këtë ritëm, do ta shtyj e shumta një vit”, shton Al Bano i shqetësuar.

 

Për shkak të masave antiCovid, artisti është detyruar të anulojë koncertet e programuara në Rusi, Rumani, Austri, Gjermani, Spanjë, Kinë e Australi.

PUBLICITET