13.5 C
Tirana

Koronavirus/ Shkencëtarët njoftojnë momentin kur fillon rënia e infeksioneve

VENDI

Italia është shteti më i prekur në botë nga pandemia e Koronavirusit aq sa Papa Farncescu e quajti ditën e sotme “ditën e lotëve” pasi numri i viktimave ka shkuar në 10,000.

Në shtetin fqinj ende pritet piku i pandemisë dhe sipas virologut Fabrizio Pregliasco piku mund të ndodhë brenda një jave.

Duke folur për Corriere della Sera ai shpjegoi se piku ndodh kur shënohet maksimumi i rasteve të reja në një ditë.

Ai tregon se shenjat deri më tani janë pozitive, pasi numri i infeksioneve të reja nuk po rritet në mënyrë të ndjeshme dhe duket se Italia ja ka arritur të kthejë “malin në kodër”.

Ekspertët thonë se është shumë e rëndësishme të mësojmë më shumë se për pikun, ditën kur kurba do nisë të rrafshohet dhe pandemia të fillojë eleminimin gradual.

Kur mund të nisë rënia? Virologu parashikon që kjo gjë të ndodhë nga fundi i muajit prill.

Një tjetër epidemiolog italian tha më herët se fundi i muajit mund të jetë baraz me zerimin e rasteve të reja në shtetin fqinj.

Fatkeqësisht duke patur parasysh numrin e rasteve të reja të të infektuarve deri më sot, pritet një rritje e numrit të viktimave në Itali.

- Advertisement -

TE FUNDIT