10.5 C
Tirana

Koronavirus hyn dhe në kishë, ja numri i klerikëve që kanë humbur jetën.

VENDI

Pandemia që ka mbërthyer globin këtë pranverë nuk ka kursyer as klerikët. 23 priftërinj kanë humbur jetën deri tani nga kjo sëmundje.

Bergamo është një nga territoret me numrin më të lartë ku janë regjistruar 10 priftërinj që kanë humbur jetën. Në Parma 5 priftërinj kanë ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit.

Në Milano 2 priftërinj kanë ndërruar jetë dhe po 2 është numri i tyre në Kremona. 2 priftërinj kanë humbur jetën në rajonin e Piemontes e dy të tjerë janë regjistruar në provincën e Lodit e të Breshias.

Papa Francesku në një komunikim me peshkopin e Bergamos Imzot Francesco Beschi është shprehur se i gjendet pranë në këtë moment të vështirë për qytetin dhe lutet për ta.

- Advertisement -

TE FUNDIT