12.5 C
Tirana

Konfirmohen raste me Covid-19 pranë vilës së Ronaldo-s. Futbollisti dhe familja e tij largohen në panik

VENDI

Cristiano Ronaldo ishte izoluar me familjen e tij në një vilë Madeira, për të qëndruar të sigurt nga koronavirusi, duke respektuar distancimin social.

Por zhvillimet e fundit kanë bërë që futbollisti të largohet nga vila. Zona pranë shtëpisë së tij është shpallur zonë e kuqe, pasi 12 raste janë konfirmuar me COVID-19.

Zona që është tanimë burim infeksioni është vetëm 20 km larg vilës ku Ronaldo po izolohej me partneren Georgina dhe 4 fëmijët e tyre.

Pas këtij lajmi, ai u largua nga vila dhe u shpërngul në një pjesë tjetër të Madeiras. Megjithatë, s’ka asnjë të dhënë se Ronaldo apo familja e tij janë të rrezikuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT