12.5 C
Tirana

Komentatorja e ofendoi, reagon futbollisti Zhegrova: E ulët.

VENDI

Futbollisti Edon Zhegrova ka reaguar pas rrëfimit të komentatores sportive Qendresa Krelani në emisionin “Xing me Ermalin”, ku pohonte se nuk e kishte qejf futbollistin në fjalë pasi i dukej si tepër i dashuruar me vetveten.
Ajo tregoi gjithashtu se i ishte drejtuar instiktivisht Zhegrovës me mikrofon ndezur teksa luante me skuadrën e Danimarkës, duke i thënë: “Po gjuaje o idiot!”
I pyetur pikërisht për këtë rrëfim të Qendresa Krelanit në emisionin “N’drrimi i Natës”, Edon Zhegrova është shprehur: “Është shumë e ulët që një femër të shprehet ashtu”.
Qendresa Krelani, e cila është motra e këngëtares Flaka Krelani, njihet si komentatorja e parë në historinë e futbollit shqiptar.

- Advertisement -

TE FUNDIT