6.5 C
Tirana

Kombinimi xhinxher-karotë, ja benefitet në shëndet

VENDI

Rritja e numrit të fast food-eve ka bërë që shumë njerëz t’i gjejnë ushqimet gati dhe të hanë gjithnjë e më pak perime.

Për një alternativë më të shëndetshme, më poshtë keni një listë benefitesh që siguron kombinimi i karotës me xhinxherin:

Shëndeti kardiovaskular
Gingeroli prezent në lëngun e xhinxherit reagon me tipet e receptorëve angiotensin I dhe angiotensin II. Ato janë proteina që ndihmojnë rregullimin e qarkullimit të gjakut. Lëngu me karotë dhe xhinxher është një agjent i cili zvogëlon presionin e gjakut dhe redukton shanset për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare. Vitamina C e gjendur tek ky lëng është gjithashtu një faktor që kontribuon në reduktimin e riskut nga infarktet dhe sëmundje të tjera koronare.

Mbrojtje nga kanceri
Falë vitaminës C, lëngu me karrotë dhe xhinxher është një mënyrë natyrale për të luftuar kancerin. Falë vitaminës C reduktohen shanset për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe i stomakut. Gingeroli i prnishëm në xhinxher shkakton ‘vdekjen’ e qelizave të kancerit ovarial. Kjo është zbuluar në një studim të publikuar në ‘European Journal of Pharmacology’ në vitin 2012.

Lëkurë e shëndetshme
Prodhimi i kolagjenit është më efiçent falë prezencës së vitaminës C. Kjo vitaminë është e nevojshme për të shëruar plagët dhe njëkohësisht për të mbajtur lëkurën të fortë. Lëngu me karotë dhe xhinxher është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C. Kjo vitaminë është e nevojshme për shërimin e plagëve dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur lëkurën të fortë.

Lëngu me karotë dhe xhinxher është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës E e cila mbron lëkurën nga rrezet e diellit. Ky antioksidant, vitamina E është gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e i inflamacionit të lëkurës. Ajo ndihmon në furnizimin me lëngje dhe redukton ënjtjen.

Sistem imunitar i shëndetshëm
Përveçse i pasur me vitamina A dhe C, lëngu me karotë dhe xhinxher ka shumë efekte të dobishme. Vitamina A ndihmon në krijimin e rruazave të bardha, të nevojshme për të luftuar sëmundjet e shkaktuara nga patogjenët. Rruazat e bardha të gjakut i eliminojnë këto patogjenë.

- Advertisement -

TE FUNDIT