13.5 C
Tirana

Klodian Duro, lojtari “jabanxhi” që ka fituar më shumë se kushdo tjetër zemrën e tifozëve shkodranë (FOTO)

VENDI

Tek Vllaznia gjatë gjithë këtyre viteve të fundit kanë ardhur e ikur shumë lojtarë.
Dikush ka lënë gjurmë dhe në fakt këta janë të pakët por shumë prej tyre u kthyen andej nga erdhën, pa lënë asnjë shenjë me aktivizimin e tyre me skuadrën shkodrane.
Megjithatë,
ka patur dhe nga ato që edhe sot e kësaj dite, kanë lënë një përshtypje shumë të mirë tek tifozët, njerëzit e sportit dhe i gjithë qyteti.
Njëri prej tyre padyshim që është Klodian Duro. Erdhi tek Vllaznia në janarin e vitit 2000 pikërisht nga ekipi i Tiranës.
Në moshën 23 vjeçare, elbasanasit iu desh vetëm pak kohë që të ambjentohej dhe pas gjashtë muajsh aktivizim, u kthye në lider të kësaj skuadre.
Në sezonin 2000-2001 ndërkohë ai është një nga protagonistët kryesorë të ekipit që u shpall kampion.
Luajti edhe në fazën e parë të kampionatit tjetër në Shkodër dhe më pas, u largua për në Turqi tek Samsunspor.
U kujtuam për këtë futbollist duke iu referuar gazetës së mësipërme që i përket dhjetorit të vitit 2001.
Klodian Duro shprehej për “Sporti Shqiptar” se “unë jam njeriu kuqeblu”. Në fakt i tillë ka mbetur edhe sot pas gati 17 vitesh sepse tek të gjithë tifozët shkodranë ky futbollist vazhdon të konsiderohet si një nga më të mirët që ka veshur fanellën e Vllaznisë.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT