Kjo video virale tregon se sa shpejt mund të përhapet Covid-19 në restorante

Një video virale nga Japonia synon të tregojë sesa lehtë mikrobet dhe viruset mund të përhapen në restorante kur vetëm një person është i infektuar.

PUBLICITET

 

Eksperimenti është realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit.

Videoja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”. Çdo pjesëmarrës shkon në drejtim të banakut si zakonisht, duke mos marrë parasysh mundësinë e infektimit.

 

Në fund të videos, janë ndezur dritat e zeza duke ndriçuar pjesëmarrësit, tek të cilët është përhapur “infeksioni”.

Substanca, e përdorur për të sinjalizuar mikrobet, mund të shihet në ushqim, enë tabaka, pllaka dhe madje edhe në fytyrat e disa prej pjesëmarrësve.

Japonia ka pasur 16.049 raste të konfirmuara Covid-19 dhe 678 vdekje. Më shumë se 4.3 milion raste të Covid-19 janë regjistruar në të gjithë botën, përfshirë të paktën 297,000 vdekje.

 

John Nicholls, profesor klinik në patologji në Universitetin Hong Kong, tha që eksperimentet demonstrojnë se sa shpejt mund të përhapet një virus, veçanërisht kur larja e duarve nuk kryhet.

Sidoqoftë, Nicholls tha që situata është “artificiale”, sepse theksi vihet vetëm tek prekja.

 

PUBLICITET