‘Kisha ftohtë’/ E pyesin për Teatrin Kombëtar, përgjigjet moderatorja e njohur: Lashë shfaqjen përgjysmë (Foto)

Moderatorja Dojna Mema është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto nga më të ndryshmet. Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë fansave në Instagram të pyesin rreth kurioziteve që kanë rreth saj. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka tërhequr pyetja për teatrin, nëse Dojna është pro apo kundër.

PUBLICITET

 

Moderatorja ka zgjedhur të mos flas gjerësisht, por ka treguar se herën e fundit që ka qenë në teatër e ka lënë shfaqjen në gjysmë, pasi ka pasur ftohtë.

 

‘Nuk jam personi i duhur për t’u përgjigjur sepse nuk kam patur asnjë lidhje emocionale me teatrin. Unë nuk jam brez që e ka jetuar në shkëlqimin e tij, madje herën e fundit që e shkova e lashë shfaqjen përgjysmë se kisha ftohtë. Megjithatë, jam kundra çdo forme dhune që pashë, apo politizimi të një çështjeje që i takon vetëm qytetarëve!’, shkruan Dojna.

 

PUBLICITET