17.5 C
Tirana

“Kini kujdes nga mashtruesit”, Arbenita tregon historinë e djalit që i kërkonte para për operacion

VENDI

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli i ka paralajmëruar ndjekësit e saj që të mos bien pre e një mashtrimi që po qarkullon në rrjet.

 

Ajo publikoi rastin e një vogëlusheje, fotografia e së cilës është postuar në Instagram dhe kërkohet grumbullimi i një shume parash për ti shpëtuar jetën. Arbenita zbuloi se personi që fshihet pas kësaj historie është një mashtrues.

 

Bëhet fjalë për një djalë që quhet Sedat, me të cilin Arbenita ka komunikuar në Ëhatsapp dhe ka treguar për të gjithë emrin e numrin e tij. Akuzat nuk janë vërtetuar ende, prandaj nuk do i bëjmë publik fytyrën dhe numrin e celularit.

 

Modelja kishte dyshuar për rastin e saj pasi djali thoshte se operacioni nuk kishte përfunduar me sukses dhe duheshin sërish para. Për këtë arsye, ajo kërkoi kontakt me mjekun, por nuk e arriti.

“Ky person është mashtrues! I ka mbledhur të hollat, mandej ka gënjy se operacioni ka qenë pa sukses dhe ka kërkuar prapë. Mandej kam kërkuar të flas me doktorin dhe t’i shoh dokumentet, nuk është lajmëru!”, shkruajti modelja dhe më pas publikoi disa mesazhe me të.

- Advertisement -

TE FUNDIT