10.5 C
Tirana

Këto janë shenjat e horoskopit që japin shans të dytë pas ndarjes.

VENDI

Sigurisht që po të ishte në dorën tuaj do të krijonit një shkop magjik që të ndalte kohën dhe të shmangte ndarjet ja që nuk ndodh kështu. Lexo shenjën e tij dhe kupto nëse ja vlen të këmbëngulësh për ribashkim apo jo.

Dashi. Mos u dëshpëro menjëherë. Ver në lojë anën tënde terheqese dhe tundoje atë duke i treguar se po këmbëngul ngaqë do në jetën tënde një burrë më rr të fortë dhe është pikërisht ai.

Demi. Që ta sjellësh mbrapa duhet të rifitosh besimin në vetvete. E vetmja gjë që do të lodhë është se do të të duhet ti gatuash ti rrish nga mbrapa për çdo gjë deri sa ai të bindet se vërtet e do.

Binjakët duhet ti lësh hapësirë kohore. Gjatë kësaj kohe mundohu ti japësh përshtypjen se larg tij po kalon më mirë se kurrë. Goditja më e madhe do të jetë kur të marrë vesh se ti po përgatit diçka vetëm për vete. Atëhere do të shikosh si do të vijë vetë i pari.

Gaforrja. Duhet të jesh shumë e fortë për tu rikthyerë me një gaforre. Do të të mundojë shumë edhe në fund nuk do jesh e sigurt nëse vërtet ia ka vlejtur mundimi. Gjithsesi mënyra e vetme është ti sillesh urtë e butë. Gjithashtu mos harro ti sillesh dhe si një mama e dytë. Këtë mund ta vlerësojë pak më shumë.

Luani. Do të jetë mirë të shfaqësh ndjenjat e tua të vërteta para tij. Edhe nëse ke qenë ti arsyeja e ndarjes pranoje. Në asnjë mënyrë mos akuzo atë për gjërat që ndodhin sepse ske për ta parë më kurrë.

Virgjëresha. Shfaqu para tij e mërzitur e penduar dhe e gatshme për të bërë gjithçka që është e nevojshme. Kujtoji momentet kur ishit të lumtur dhe në harmoni.

Peshorja. Si fillim bën mirë të zbulosh arsyet dhe të mendosh me veten përse dëshiron ribashkim. Shfaqu para tij gjithmonë e bukur dhe e mbajtur sepse një peshore edhe pse nuk e tregon e ve shumë re pamjen e jashtme të një femre.

Akrepi ka mungesë sigurie. Kjo është pikërisht ajo që ti duhet ti ofrosh. Përveç kësaj edhe një pamje e jotja më e kuruar do e magjepste dhe do e bënte të rimendonte vendimin e tij. Bëje të ndihet i veçantë dhe i domosdoshëm në jetën tënde.

Shigjetari ditët e para lere të qetë. Mundësisht shkëput çdo komunikim me të. Kjo pikërisht do të jetë ajo që do e bëjë të kthehet dhe të të kërkojë falje. Mos e prano me të parën sepse ata vdesin të duken pak meshkuj gjuetarë. Vetëm mos tepro me refuzimin.

Bricjapi mundohu të mbash marrëdhënie shoqërore me të dhe shoqërinëe tij pa u bërë e besdisshme. Nëse ishe ti fajtorja për ndarjen nuk ke shumë shanse ribashkimi. Më mirë kërko për partner tjetër.

Ujori bën ecejake në një lidhje si bleta që kërkon ushqim. Kështu që bën mirë mos ti ushtrosh presion edhe kur jeni të lidhur. Jepi mundësinë të mendojë se është i lirë dhe se ti nuk je aspak xheloze nga veprimet e tij. Si fillim bëhu shoqja e tij dhe kur të vijë moment i aktit erotik thuaji ne jemi vetëm shokë. Atje është momenti që do çmendet fare dhe do kërkojë vetë të rikthehet.

Peshqit është shumë e thjeshtë të ribashkohesh me një peshk mjafton mos i kesh lënduar jashtë mase zemrën e tij të butë. Mirësjellja dhe durimi do jenë armët që do të sigurojnë lidhjen e shumëdashur. Mundohu ta fitosh përsëri si në fillim duke i kërkuar falje për çdo hap të gabuar. Bëji surpriza të njëpasnjëshme hapi zemrën tënde përqafoje. Ofroji dashuri pa kushte.

- Advertisement -

TE FUNDIT