11.5 C
Tirana

Këto janë gabimet e mëdha që bëni kur sëmureni me grip.

VENDI

Kur sëmuremi, dëshira për të shpëtuar prej saj është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundert. Anashkaloni pushimin. Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut. Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për tu ndier më mirë.

Injoroni simptomat. Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet të anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes. Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do ti shkurtojnë ato.

Hiqni dorë nga gjumi. Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës. Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla.

Merrni antibiotikë. Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat. Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT