9.5 C
Tirana

Këto janë disa nga zakonet që dëmtojnë karrierën tonë në punë

VENDI

A keni dështuar ndonjëherë në ndonjë intervistë pune, jeni refuzuar për një ngritje detyre, ose më keq, jeni pushuar nga puna? Gjëra të këqija mund t’u ndodhin punonjësve të mirë, dhe jo pak herë, është mjaft e vështirë të zbulosh se çfarë po ndodh vërtet. Në vend që t’i fajësojmë të tjerët, ndoshta duhet të kuptojmë se sjellja jonë është në të vërtetë vetë problemi. Më poshtë, ju rendisim disa zakone të këqija që mund të dëmtojnë produktivitetin, marrëdhëniet dhe reputacionin tuaj në punë.
Ju jeni një person që i nënshtroheni stresit
Nëse jeni nën një afat kohor qesharak ose përballë një situate të vështirë financiare, shkathtësia, qetësia dhe besimi juaj fillon dhe bie, kur në fakt ju duhet të jeni në gjendje t’i përballoni situatat e vështira pa shumë presion.
Ju kurrë nuk merrni pushime të zgjatura
Pushimet janë argëtuese, por gjithashtu janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien tuaj mendore. Plus, ato ju lejojnë të reflektoni mbi punën dhe atë që dëshironi të bëni më vonë.
Ju nuk pranoni të mbani përgjegjësi
Pranimi i gabimeve dhe dështimevem, si dhe marrja e përgjegjësisë për gabimet që bëni do t’i bëjë bashkëpunëtorët t’ju respektojnë më shumë. Ndodh kështu, sepse, ekipi si dhe vetë udhëheqësi, duhet të ndajnë përgjegjësinë e rrezikut që kanoset nga gabimet në punë, -thotë Adam Kreek, një konsulent i menaxhimit me bazë në British Columbia dhe trajner ekzekutiv.
“Një mjedis i udhëheqjes së përbashkët është psikologjikisht i sigurt, duke lejuar që dështimet të diskutohen hapur për hir të ekipit dhe përmirësimit organizativ”.
Ju nuk mësoni nga gabimet tuaja
Pasi të keni pranuar gabimet, është e domosdoshme të mësoni prej tyre në mënyrë që mos i përsërisni më ato, si dhe për të përmirësuar cilësinë e punës tuaj. Vetëm atëherë mund të “ecni përpara me vetëbesim, duke ditur se dështimi juaj i kaluar ka shërbyer për t’u përmirësuar dhe për të qenë akoma dhe më i aftë.
Ju jeni pesimist
Një punonjës që vetëm grindet ose do të kritikojë gjithmonë të tjerët, shkakton bezdisje tek kolegët por dhe shefi i tij. Përpiquni të mbani një qëndrim pozitiv edhe përballë situatave më të vështira, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të jeni zbavitës dhe i dashur nga të tjerët.
Ju nuk dëgjoni
Dëgjimi dhe besimi i shefit tuaj dhe shokëve të punës është thelbësor për suksesin në punë. “Duhet të distanconi veten nga opinionet e njerëzve jashtë ekipit tuaj, të cilët nuk shohin ‘pamjen e plotë’, të situatës në të cilën ju ndodheni, dhe të merrni në konsideratë të gjitha këshillat që mund të merrni nga kolegët apo eprorët tuaj.
Ju bëni kërkesa të paarsyeshme
Është një ide e keqe për të bërë kërkesa të tepruara për gjëra të tilla si pushime, rritje rroge ose kushte pune më të mira, veçanërisht nëse jeni një punëtor i ri. Kjo sjellje do të duket arrogante dhe do të shkaktonte një impakt jo pozitiv në karrierën tuaj.
Ju jeni anti-social
Përpjekja për t’u pëlqyer nga bashkëpunëtorët tuaj dhe koha që ju i kushtoni atyre duke treguar interes për jetën e tyre, është e rëndësishme në vendin e punës. Të qenit i pëlqyeshëm është i rëndësishëm, por disa punonjës shkojnë shumë larg. Për shembull, vazhdimisht duan të jenë qendra e vëmendjes, duke fshirë vëmendjen që mund të marrin të tjerët, në mënyrë të gabuar.
“Gjej ekuilibrin e duhur,” sugjeron Walsh. “Shumë socializëm mund të jetë gjithashtu një problem.”
Ju nuk pranoni që nuk dini si të bëni diçka
Të pyetësh se si bëhet më së miri një detyrë është një shenjë që tregon forcë, e jo dobësi.
“Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë kërkoi shefi juaj nga ju, mjafton t’i tregoni atyre që nuk e kuptoni,” Kjo është mënyra më e mirë, që ju të shmangni gabimet dhe vështirësitë.”
Qëllimet tuaja të punës janë
toksikeMbikëqyrja e tre qëllimeve toksike – paraja, statusi dhe bukuria fizike – pakëson kënaqësinë, heq energjinë dhe ul emocionet e këndshme si lumturia, kënaqësia dhe gëzimi, thotë Kreek.
“Ajo gjithashtu rrit emocionet negative si depresioni, ankthi, frika, zemërimi dhe trishtimi”.

- Advertisement -

TE FUNDIT