13.5 C
Tirana

Kështu e kanë ba shqiptarët demarkacionin me Malin e Zi në Shkodër, jo duke pi makiato

VENDI

ga Ardian Muhaj
Kështu e kanë ba shqiptarët demarkacionin me Malin e Zi në Shkodër. Nuk kundërshtohet demarkacioni duke u flladitë ne Swiss Diamond, as duke pi makiato te The Corner,
as duke shpi këmbet nga Skënderbeu te Zahir Pajaziti e sidomos, kurrsesi duke i quajtë tradhtarë shkodranët, dibranët,
tiranasit, kavajsit, lezhjanët e lumjanët që në mes të dimrit të ashpër “e banë dekën si me le”.
Demarkacioni nuk hidhet poshtë në parlament e me llafe e kafe, se ashtu e kundërshton edhe Lista Serbe, por kush asht atdhetar le ta provojnë me ndejë në qafë të Çakorrit në borë e acar, pa bukë e pa ilaçe.
Nuk asht faj në se nuk mundesh me e ba këtë, por asht faj e turp e marre, me krahasu epopenë e mbrojtjes së
Shkodrës dhe heronjtë e saj me pazaret e demarkacionit të sotëm me Malin e Zi, e aq ma keq me hedhë baltë mbi gjakun e sakrificën e atyne heronjve.
(Fotografia asht pikërisht nga nji moment i luftës për mbrojtjen e Shkodrës në 1913).

- Advertisement -

TE FUNDIT